Extra Si reagon Eli Fara kur merr komente negative

Si reagon Eli Fara kur merr komente negative

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura të publikut, që vazhdon të realizojë këngë dhe të ketë një pamje shumë të ëmbël.

Për të gjitha këto, më shumë, me siguri merr komplimente, por edhe kur i ndodhë të lexojë të kundërtën në komente, Eli Fara nuk shqetësohet.

Përkundrazi, e merr me të qeshur. Kështu ka thënë në një intervistë në In tv, kur po flitej për këtë temë.

Ndonjëherë me qeshet sepse vërtet janë të rralla dhe komentet janë vërtet qesharake ndonjëherë sepse një koment këto ditët e fundit në një foto që kisha hedhur nga një udhëtim ishte “po se mos të vrau puna ty”. Mua më erdhi për të qeshur”, tha Eli Fara.