Kryesore Si rekrutohen vajzat shqiptare për shërbime seksuale në Europë

Si rekrutohen vajzat shqiptare për shërbime seksuale në Europë

Fiks Fare zbuloi skemën si rekrutohen vajzat shqiptare për shërbime seksuale në Europë.

Nëpërmjet telefonatave, kamerave të fshehta, bashkëpunëtorët e Fiksit biseduan me një vajzë, e cila kishte “punuar” në Spanjë.

Në bisedë vajza tregoi rrugëtimin drejt Europës, akomodimin, klientelën, tutorët dhe gjithçka tjetër.

Sipas saj, gjithçka është e organizuar, nga nisja në rrugë detare nga Vlora, kalimi në Itali, në qytetin e Xhenovës, e deri tek destinacioni; qyteza e Loretos, në Bilbao.

Pas një lajmërimi punësimi onlinë në internet, në adresën “njoftime falas”, Fiks Fare gjen një lajmërim ku thuhet se “kërkohen vajza të paraqitshme me pagesë 3000 euro në muaj”. Vajzat duhet të kenë mbaruar të paktën gjimnazin, të jetë të moshës 20-30 vjeçe. Fiksi dërgoi një e-mail në adresën që kishte njoftimi ku dhamë edhe një numër telefoni. Pas disa ditësh, një djalë na shkruan në “whatsaap, me një numër telefoni spanjoll.

Ai thotë se bëhet fjalë për punë në Europë, ku minimumi i fitimit është 3 mijë euro dhe puna është me klientë në shtëpi ose në klub. Sipas tij, kushtet e punës janë bukuria, paraqitja dhe sa punëtore duhet të jetë vajza.

Djali thotë se puna është në Spanjë ose në Francë, ndërsa kërkon moshën dhe përmasat e trupit. Madje, edhe një foto për paraqitjen. Bashkëpunëtorja e Fiks Fare i bën me dije tutorit se është 65 kilogramë, ndërsa këshilla e djalit është që të mos shëndoshemi më.

Djali i thotë bashkëpunëtores se këto ditë do të nisen 3 vajza për në Spanjë, të cilat po prisnin që të nxirrnin pasaportat. Djali i jep edhe një numër telefoni të njërës prej vajzave që e ka bashkëpunëtore dhe që do të niste tre punëtoret e reja. Gazetaret e Fiks Fare kontaktojnë me numrin, ku nga ana tjetër është një vajzë. Pas një bisede, vajza lë një takim në qytetin e Vlorës.

Në bisedë e sipër, vajza thotë se bëhet fjalë për shërbime seksuale kundrejt pagesën. Sipas saj, fitimi është 50 me 50 % me djalin. Pasi tregon itinerarin, nga Vlora, Xhenova, Barcelona dhe në fund Bilbao, thotë se mund të rregullojë që të qëndrojë më shumë se 3 muaj, pasi ka njerëz në Portin e Vlorës. Ndërkohë, për shpenzimet e shtëpisë në Bilbao, thotë se ndahen mes vajzave, apo mbulohen nga djali. Sipas saj, pagesat janë të mira, ndërsa minimalja është 20 klientë në natë. Ndërkohë, me një klient qëndrohet nga 15-20 minuta. Vajza që bën ndërmjetësen mes tutorit dhe klientëve, thotë se djali ka një shtëpi me qira, ka një sekretare që kontakton me klientët. Ndërkohë, pagesat variojnë nga 100-200 euro.

Sipas vajzës, puna është në lokal ose në shtëpi. Në lokal fitimi është më i ulët dhe duhet të paguash edhe hotelin që është sipër lokalit. Në fund thotë se fitimi me tutorin ndahet përgjysmë.

Më poshtë, biseda e plotë mes bashkëpunëtores së Fiks Fare dhe vajzës;

BISEDA ME VAJZËN TUTORE, NË VLORË

Fiksi – Ti je zemra?

Vajza – Po.

Fiksi – Si kalon?

Vajza mirë. Si je ti?

Fiksi – Ç’kemi si shkon?

Vajza – Se dhe unë u vonova një çikë, se isha larg.

Fiksi – S’ka gjë mos e vrit mendjen.

Fiksi – Tani unë fola me çunin edhe i tregova. Unë në fakt nuk e dija fare që bëhej fjalë për punë për jashtë, vetëm kur ai më mori. Edhe më tha që bëhet fjalë para Vitit të Ri. Tani më shumë do flasësh ti.

Vajza – Para Vitit të Ri e kisha dhe unë po pres këtë shoqen tjetër që do vij me mua se s’kishte pasaportë. Se erdhi tani ajo, që erdha unë poshtë. Edhe si ka dalë akoma, këto dy ditë i del.

Fiksi – Po bëhet fjalë për Vit të Ri apo?

Vajza – Po ti ke ndonjë për garanci, ndonjë mik ke në Itali? Për të dërguar ndonjë fletë garanci ndonjë ftesë.

Fiksi – Jo, jo.

Vajza – Ok, se e bëjmë ndryshe, e bëjmë me prenotim hoteli. Se ne deri në Itali do ikim me autobusin Shqipëri – Itali. Dhe në Xhenova, do marrim tjetrin për në Spanjë.

Fiksi – Autobus apo?

Vajza – Autobus, se me avion kemi valixhe të mëdha ne…

Fiksi – po këto, bileta gjëra duhet t’i sigurojmë vetë? Si është?

Vajza – Po ti po ke vetë, ahahaha po s’ke do t’i siguroj ai andej.

Fiksi – Si e kishe emrin?

Vajza – Lela.

Fiksi – Mua ai më tha do të jap numrin e vajzës që të flasësh tamam, tamam.

Vajza – Kjo për të ikur, do ti themi atij andej të na dërgoj lekët.

Fiksi – Sa shkojnë biletat?

Vajza – Te 200 vete.

Fiksi – Vetëm vajtje?

Vajza – Vetëm vajtje se është 3 ditë rrugë. 32 orë. Mund të rrish edhe një natë në Itali, se mund të vesh në Itali mund mos ta kapësh dot për në Spanjë (autobusin).

Fiksi – Po në Spanjë, ça qyteti?

Vajza – Në Bilbao. Loreto.

Fiksi – S’ia kam..

Vajza – Se ke idenë. Është larg nga Barcelona. Është një qytet më i mirë, i pasur si vend. Ka lekë.

Fiks – Po sa goca do jemi?

Vajza – 3 jemi.. Kam qenë dhe me një gocë tjetër më përpara po ajo iku se kishte 2 vjet që punonte.

Fiksi – Do punoj 2 muaj, nga pasaporta (leje qëndrimi nga shengen). Po pastaj si mund t’ia bësh të punosh më gjatë?

Vajza – Ose do vish poshtë ta shkelësh, do vish poshtë ta shkelësh e të vish prapë lartë ose do ta bësh me ndonjë vulë false. Po mirë është të mos ta shkelësh pasaportën.

Fiksi – Po përgjithësisht çdo ditë është si punë?

Vajza – Çdo ditë, çdo ditë, s’ka. Fillon pas orës 11 në mëngjes, se flenë vonë ata, ngrihen vonë, deri në orën 11, 12 në darkë është. Je në shpi brenda. Tani varet ka edhe, është klubi. Ajo vajza para se të vija unë punonte në klub.

Fiksi – Mua djali më tha që është puna në klub, edhe në shpi tha.

Vajza – Si do ta lëmë ne gocat me njëra tjetrën.. Unë s’jam për klub për vete se vete ora 6 të darkës deri 6 të mëngjesit, kurse në shpi është tjetër gjë, rri si të duash.. merr në telefon klienti rri bëhesh gati mbaron punë.

Fiksi – Përgjithësisht klientët, se tani çdo gocë do atë sigurinë, janë të rastësishëm apo.. pak a shumë , ka një lloj sigurie se të vesh te shpija e tij.

Vajza – Edhe po të ftoj njëri, të pagoi për një natë, ti do vesh, djali do rrijë poshtë. Po prandaj është ai me ne bashkë. Është ai, të kërkoi njëri ai do rrijë poshtë shtëpisë. Për çdo gjë, një telefon atij, vjen ai lart e zgjidh. E kemi gjysmë për gjysmë me atë besoj se ta tha.

Fiksi – Jo këtë nuk ma tha , ndaj më tha ai të flas me ty.

Vajza – Është gjysmë për gjysmë me atë çdo gjë.

Fiksi – Po zakonisht në natë sa mund të shkoj?

Vajza – 60, 700 euro. Në natë. Ti thua në natë kur të merr dikush në shpi, apo….

Fiksi – Në të dyja rastet sa mund të shkoj?

Vajza – Varet 500, 600 sa do i thuash ti sa do i kërkosh.. po për të vajtur nëpër shtëpia nuk është se ka shumë, te klubi ka që i marrin, hajde një natë te shtëpia ime. Po këta që vijnë në shtëpi (shtëpia ku ushtrohet puna) ti mund të bësh 10 në ditë, me nga 40 ( euro) e lë minimumi çerek ore 20 minuta. 40 euro. Maksimumi 10, 12 i bën. Unë tani doja të vija para Vitit të Ri se tani jashtë i heqin lekët mënjanë për festa.

Fiksi – Puna zakonisht me të huaj?

Vajza – Me të huaj, me shqiptarë s’punoj fare. Ka zezak, ka maroken ka kinez.

Fiksi – Po përgjithësisht ça kërkojnë?

Vajza – Ka nga ata që të marrin në dhomë të paguajnë dhe s’bëjnë asgjë, pinë të bardhë. Një tjetër më tha mua më bëj sh.. në gojë. Një tjetër më tha mua, më dha 100 euro, më jep tangat tha. Tangat te kinezi i kisha blerë 5 euro. Ka dhe të tjerë nga këta pederastët që duan t’i q. në b… Ka artificial vendos atë edhe… Ka dhe pleq që s’të bëjnë gjë fare, vetëm të lëpijnë. Shumica janë moshatarë atje se ata kanë lekë. Edhe japin lekë shpenzojnë. Kaloi 20 minuta, mbaroi koha i thua, do të rrish më? Paguaj. Ata paguajnë vërtet. Të them të drejtën, vetëm çuna të rinj s’duan të më vijnë.

Fiksi – Po te lokali?

Vajza – Ka hotel aty. 20 euro i ke ti të tuat hotelin e paguajnë ata. Dhomën. 20 minuta është edhe atje.

Fiksi – Po shtëpinë, qiranë do ta paguajmë ne?

Vajza – Të tërë në mes. Ti, unë vajza tjetër, edhe ai. Qiraja ushqimet në 4 pjesë. Drita ujë të gjitha shpenzimet. Se do kesh klientë që të vijnë njëherë, të vijnë prapë.

Fiksi – Nuk është se ka ditë që ngelesh keq?

Vajza – Jo, jo, pa asnjë? Jo s’ka shans. Fundjavë zakonisht ka shumë. Ti do vish këtu në Vlorë, ditën që do nisemi. Do nisemi nga Vlora, nga Porti.

Fiksi – Po lokali, nëqoftëse unë zgjedh të punoj në lokal, e ka djali apo?

Vajza – Janë të huaj. Ai të çon atje, flet me ata, merr dhe ai përqindje. 50 euro ja lë atij të lokalit. 10 euro paguan ushqimin në lokal që ha.

Fiksi – Po mirë unë jam në shpi, ku do më shohë klienti mua që do më pëlqej?

Vajza – Po do vij atje?

Fiksi – Vjen te shtëpia?

Vajza – Atje te shtëpia do punoj, ku ka shpinë ky S. (djali tutor). Në atë pallat do marri hyrje tjetër. Për të punuar. Do marrim sekretare ne atje, do paguajmë një sekretare, do e çojmë numrin në gazetë ne, do marrin klientët, do flasin me sekretaren, do thotë do vij në këtë orë. Kush është e lirë nga ne, do vishet, do dali. E do zgjedhi ai kë do, klienti. Do vejë te dhoma, 20 minuta sa e ke atë, do mbaroj, do iki kaq. Ky çuni në atë pallat ka hyrje tjetër, hyrja që do marri tani që do vemi ne është për punë.

Fiksi – Ky djali nga Vlora është?

Vajza – Nga Vlora.

Vajza – Ti tani që erdhe sa nxore?

Vajza – Unë tani s’punova shumë , një muaj e gjysëm punova.

Fiksi – Me sa erdhe?

Vajza – 4500 (euro).

Vajza – Do më ndihmoj një miku im, që është shofer, sa të kalojmë, do na japë ai nja 300 euro t’i kemi në xhep sa të kalojmë doganën, më kupton?

Fiksi – Po

Vajza – Kështu do ta bëjmë atëherë, do marri vajza pasaportën edhe do flasim, të bëj dhe unë garancitë. Do flasim në telefon. Djali na pret ne në Barcelonë, që do zbresim ne, ai ne po na pret… Do vi të na marri ai atje ne.

Fiksi – Kur të mbaroj unë 3 mujorshen? Si ja bën?

Vajza – Ja këtu, jep një kafe te Porti, kam dajën unë këtu, kur të vish ti i them atij unë, u jep një kafe këtyre edhe kaq. Kam njerëz unë këtu, i marr në telefon. Sa të marrësh vulën këtu, andej je në rregull. Kemi njerëz këtu s’është problem se dhe unë ashtu ja bëj.

Fiksi – Ok, Lela do flasim në telefon. Më merr për çdo gjë.

Vajza – Faktikisht ne atje, ta mbajmë çik çmimin e ulët se konkurrenca është e madhe. Ka kineze, ka moldave, ka rumune..

Fiksi – Mirupafshim.

Vajza – Mirupafshim.