Nga Erjon Braçe
Provat qe Lulzim Basha nuk i pranoi se ju dhane me disa minuta vonese! Kështu shpëtoi e u kthye “i paprekshëm”!
Lulzim Basha po mundohet ti jape “protestes” se tij, dimensionin e ri, ate te “deputeteve qe mbrohen nga arrestimi”.
Ka kohe qe ne kete vend, per shkak te Lulzim Bashes dhe propagandes se tij, thelbi i rregjimit qe kemi zgjedhur para 27 vitesh, eshte permbysur.
Per shkak te tij-po e perseris, nuk ka me rendesi qe prezumohesh i pafajshem deri ne nje vendim gjykate te formes se prere;
nuk ka me rendesi qe prokuroria eshte thjesht nje pale e barabarte me te akuzuarin para gjykates;
nuk ka me rendesi qe prokuroria duhet te ngreje akuze per nje veper penale mbeshtetur ne prova te qarta;
nuk ka me rendesi qe eshte gjykata ajo qe vlereson provat dhe, eshte po gjykata ajo qe vendos lidhur me akuzat e ngritura nga prokuroria.
E drejta per nje proces gjyqesor te drejte e te ndershem, eshte nje nga te drejtat themelore per cilindo, kudo.
Por Lulzim Basha, po kthen ne arsye per proteste, te drejten per t’u arrestuar me prova!
Leshimi pas propagandes po e ben qesharak! Mjafton te te akuzoje Lulzim Basha, mjafton deshira e tij kur therret “e dua ne burg filanin e fistekun” qe prokuroria te kerkoje arrestin e gjykata te vendose per te!
Provat nuk kane rendesi!
Provat nuk duhen per te arrestuar!
Provat nuk duhen per te denuar!
Vendos Lulzim Basha! Rregjimi i ri i Lulzim Bashes eshte ky! Por pertej kesaj, Lulzim Basha ka mbi kurriz shenjen e qarte te luftetarit kunder Drejtesise se Re ne kete vend. Per arsye personale, Lulzim Basha ka zgjedhur te jete i tille.
Shumekush e kupton, Lulzim Basha ka qene njeri nga “te paprekshmit” ne kete vend. Por kupton edhe se renia e sistemit qe garantonte kete paprekshmeri, e tmerron. Lulzim Basha duke therritur nga njera salle ne tjetren-dua ne burg kete e ate, me ngjan me Benin qe ecen ne pyll naten dhe, kendon nga frika: Partizani ne lufte po shkoooonteeee…..! Protesta partiake qe po therret nuk eshte per Drejtesine, por kunder Drejtesise se Re- te ndershme, te barabarte, profesionale dhe efikase per te gjithe.
Rrezon pabarazine para ligjit kjo Drejtesi.
E mbani mend?
Per Lulzim Bashen u kerkua ne Kuvend, leje per ta hetuar-leje per ta hetuar eeej, jo per ta arrestuar (sa kane ndryshuar kohet);
Per Lulzim Bashen u kerkuan ne Kuvend, tre muaj me rradhe,
provat mbi te cilat ishte ngritur akuza;
Per Lulzim Bashen u vendos ne Kuvend vetem pas tre muajsh qe ai te hetohet;
Lulzim Basha shkoi ne gjykate dhe u mbrojt se akuza zyrtare dhe provat i ishin dhene me disa minuta vonese nga afati qe sipas tij parashihte procedura, Kodi i Procedures Penale;
Lulzim Basha kete linje ndoqi nga njera gjykate ne tjetren, madje nga njera salle gjyqi ne tjetren-tek e cila nuk paraqitej se ishte pa qef; tamam ne njeren salle atij ju dha e drejta, kurse tek tjetra-atje ku nuk paraqitej, ai u rrezua;
Lulzim Basha keshtu shpetoi, nuk u gjykua kurre edhe pse kishte nje akuze zyrtare te mbeshtetur ne prova!
Pra, Lulzim Basha nuk u lejua te hetohej pa u paraqitur provat ne Kuvend;
Lulzim Basha nuk u gjykua kurre sepse provat ju paraqiten me disa minuta vonese!
E kuptoni se sa neveritese eshte propaganda e tij per “provat”, “rritjen e garancive qe deputetet te mos arrestohen”?!