Extra Si shumë të tjerë piqte mish në skarë, por sot ky djalosh...

Si shumë të tjerë piqte mish në skarë, por sot ky djalosh ka një perandori prej një miliard dollarësh  

Një djalosh si shumë të tjerë, që punon për të mbijetuar në skarën e një restoranti, i gatshëm për të pjekur mishin sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm në Stamboll.

I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

Fotografia nuk e tregon, por përtej atyre syve të qeshur fshihej e ardhmja e një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në botën e gastronomisë globale, dhe pse jo edhe të showbizit.

Nusreti me familjen

Janë sytë e Nusretit adoleshent, ose siç e njohin tashmë botërisht edhe yjet e sportit dhe Hollywoodit, Salt Bae. Kasapi 35-vjeçar falë videove virale ku i hidhte kripë në një mënyre origjinale dhe pothuajse teatrale mishin e pjekur u shndërrua në një yll të rrjeteve sociale, ku vetëm në Instagram ka rreth 26 milionë ndjekës.

Nusreti sot, tashmë Salt Bae

E gjithë kjo famë përkthehet në shumë para, dhe Nusret bashkë me sipërmarrësin që i besoi hapjen e restorantit të parë në 2010 tashmë zotërojnë një perandori që shtrihet nga Stambolli deri në New York, dhe që vlen pothuajse një miliard dollarë. Por këtë, adoleshenti në foto nuk e dinte ende, ndoshta.

Nusret me gjestin e tij karakteristik