94 vjet më parë, më 1 korrik të vitit 1927 ndahet nga jeta Shote Galica (Qerime Radisheva).
Lindi në Drenicë, në një nga zonat më luftarake të krahinës së Kosovës më 10 nëntor 1895. Zgjodhi luftën gjatë gjithë jetës së saj duke qenë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj.
Luftoi përkrah të shoqit dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve 20’ deri kur u tërhoq në Shqipëri.
Kundërshtoi me armë, dhunën, shpronësimet abuzive, shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.
Vdiq në qytetin e Fushë-Krujës, Shqipëri, më 1 korrik 1927. Ka mirënjohejen më të madhe si “Hero i Popullit”.