Horoskopi Si ta eksitosh partnerin? Zbulo zonat erogjene sipas shenjës së horoskopit!

Si ta eksitosh partnerin? Zbulo zonat erogjene sipas shenjës së horoskopit!

Zonat erogjene në trupin e njeriut janë vende të cilat duhen prekur butësisht ose puthur, për ta eksituar edhe më shumë partnerin/en.

Secila prej shenjave të horoskopit ka të paktën një ose dy zona të fshehta erogjene. Nëse dikush i prek ose i puth aty, me shumë gjasa do të shkriheshin fare. Ja se cilat janë ato.

Dashi – Koka, fytyra, dhe flokët. Prekini butësisht në këto pjesë të trupit dhe Dashi është i juaji.

Demi – Personat e Demit duhet t’i puthni në zonën mbrapa qafës. E kanë pikë të dobët.

Binjakët – Duart dhe krahët janë zona e tyre e preferuar. Prekini shpesh duart dhe puthini në krah.

Gaforrja – Gjoksi dhe barku. Këto dy pjesë të trupit janë të preferuarat e tyre.

Luani – Shpatullat dhe shpina e tyre janë pika e tyre e dobët. Mjafton një puthje e lehtë aty dhe sapo zbutët Luanin.

Virgjëresha – Barku dhe pjesa poshtë barkut për Virgjëreshën janë shumë delikate. Ju përgjigjet menjëherë.

Peshorja – Fund-shpina është zona delikate e Peshoreve. Bëjini një masazh të mirë aty dhe është e gjitha e juaja.

Akrepi – Të lindurit e kësaj shenje njihen për “perversitetin” seksual. Zona e tyre delikate është organi gjenital.

Shigjetari – Ata eksitohen kur i prekni te pjesa e ijeve. E duan shumë këtë gjë.

Bricjapi – Mund të duket e çuditshme, por ata e adhurojnë kur i puthni këmbët ose gjunjët.

Ujori – Kyçet dhe kavilja janë zonat erogjene të Ujorit. Aty mund të shkrihen komplet.

Peshqit – Masazhojini këmbët dhe Peshku është gati për çdo gjë.