Për Covid-19, një sëmundje e frymëmarrjes që mund të prekë mushkëritë, janë identifikuar disa simptoma, ku një ndër to është edhe dhimbja e kokës.
A është një simptomë e zakonshme për Covid-19?
Studimet kanë treguar se po, dhimbja e kokës te të infektuarit me Covid-19 është raportuar si në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla. Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me Covidin?
Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga Covid-19 dhe llojet e tjera.
Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:
– Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
– Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
– Ndodh në të dyja anët e kokës
– Mund të përkeqësohet kur përkuleni.
Si të dalloni nëse bëhet fjalë për migrenë? Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e Covid-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën. Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.
Simptomat më të zakonshme të Covid-19:
– ethe
– temperaturë
– lodhje
– kollitje
– gulçim
– dhimbje koke
Simptoma të tjera:
– dhimbje e fytit
– dhimbje e trupit dhe kockave
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– humbje e shijes dhe nuhatjes
– të përziera, të vjella dhe diarre