Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.
Në kulmin e pushtetit të tij, Napoleon Bonaparti kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës, nga Gadishulli Iberik në perëndim deri në Poloninë e ditëve të sotme në lindje.
Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues.
Lexoni 50 aforizma të strategut të madh.
-Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim
-Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
-Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
-Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.
-Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
-Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
-Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
-Një lider është një tregtar me shpresë.
-Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
-Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja.
-Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.
-Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.
-Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.
-Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.
-Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.
-Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.
-Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.
-Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.
-Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.
-Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.
-Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.
-Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.
-Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.
-Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.
-Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.
-Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
-Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.
-E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.
-Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.
-Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.
-Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.
-E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.
-Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.
-Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim.
-Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.
-Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.
-Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.
-Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.
-Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.
-Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.
-Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.
-Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.
-Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.
-Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.
-Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.
-Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.
-Lufta është biznesi i barbarëve.
-Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.