Pas një ndarjeje mund të fshihen 1001 shkaqe, por tradhëtia është më e dhimbshmja për shumë prej nesh. Mund t’i vendosni shumë emra si tradhëti fizike, mendore, tradhëti e momentit apo e pamenduar ajo mbetet tradhëti, – shkruan Living. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe papritur por një sërë arsyesh shtyjnë një person të bëjë diçka të tillë.
Monotonia në lidhje, mungesa e dashurisë apo dëshira për aventura.. Më poshtë disa shenja që partneri/ja mund të ketë një lidhje paralele.
1- Ndryshime në jetën seksuale. Mungesa e dëshirës për të patur marrëdhënie intime për një kohë të gjatë është shenjë e tradhëtisë në çift.
2- Mungesa e përkushtimit e komunikimit apo distanca që krijon partneri paralajmëron shkëputje fizike.
3- Qëndrimi i tij ndaj jush ka ndryshuar. Përveç distancës, kritikat e vazhdueshme dhe mungesa e respektit janë shenja të një lidhjeje jot ë fortë ose të një partneri në kërkim të një aventure tjetër.
4- Zakonet e tij teknologjike kanë ndryshuar. Celular i bllokuar me kode, orë të kaluara në rrjete sociale, sjellje enigmatike?? Dijeni se diçka nuk po shkon mire.
5- Krahasimi me femrat e tjera. Nëse partneri/ja ju krahason shpesh me njerëz të tjerë, kjo është një shenjë që ai/ajo do të donte që ju të ishit dikush tjetër.