Blerjet përveç se një nevojë janë shndërruar edhe në mjet për t’i bërë njerëzit të ndihen më mirë me veten e tyre. Mos bini në këtë kurth, industria e rrobave është kaq e zgjeruar dhe sado blerje të bëni ju nuk arrini të kënaqeni kurrë, por do të përfundoni gjithnjë me xhepa të shpuar.
Tregohuni të zgjuar në blerjen e rrobave dhe do të përfitoni gjithçka që dëshironi me fare pak para. Hidhini një sy teknikave të mëposhtme te blerjes së rrobave në mënyrë që të kurseni sa më shumë para.
Blini rrobat në kohën e duhur
Ju mund të mos ta kuptoni këtë, por ka një kohë të caktuar kur ju mund të blini rroba.
Përpiquni të shfrytëzoni gjithmonë festat për të blerë ato që ju duhen, pasi me të vërtetë dyqanet dhe qendrat tregtare bëjnë ulje të mëdha. Nëse bëhet fjalë për ditët e javës, të enjten është dita më e mirë për të blerë, pasi atëherë fillojnë shitjet e fundjavës.
Përpiquni të shikoni çfarë keni të nevojshme
Nëse shikoni një veshje në një manekin që ju do të dëshironit patjetër ta kishit, përpiquni të mendoni më gjatë. A ju nevojitet? A keni edhe veshje të tjera që mund ta kombinon? Në këtë mënyrë ju do të kurseni para nëse e bëni një seleksionim të gjërave që ju i keni në gardërobën tuaj.
Prisni që çmimet të bien më shumë
Ka shumë dyqane të cilat mund të gënjejnë për uljet që mund të kenë bërë, përpiquni të shikoni se sa mund të ketë qenë çmimi i bluzës. Shpeshherë është mirë të prisni që dyqanet të bëjnë akoma më shumë ulje për artikujt e ndryshëm që kanë, pasi edhe ato kanë interesin e tyre.
Mos mendoni që malli më cilësor është vetëm në dyqanet e lagjeve të shtrenjta
Kurrë nuk duhet ta mendoni këtë! Të jeni të sigurt që dyqanet në lagjet më të famshme të qytetit nuk kanë mallin më cilësor. Çmimi mund të jetë shumë i shtrenjtë për një veshje në këto dyqane, por malli më i mirë nuk mund të gjendet pikërisht aty.
Mund të kërkoni në një lagje tjetër ku ekonomia është më e ulët dhe do ta gjeni me çmim më të mirë atë që dëshironi, gjithmonë duke kursyer para më shumë./ SCAN