Extra Si të ndërtoni një marrëdhënie më të fortë me fëmijët gjatë kohës...

Si të ndërtoni një marrëdhënie më të fortë me fëmijët gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi

Qëndrimi në shtëpi me siguri që do t’ju ndihmojë që të njihni më shumë dhe më mirë fëmijët tuaj. Për të ndërtuar një marrëdhënie edhe me të fortë po ndajmë me ju disa këshilla sesi të kaloni sa më mirë kohën me fëmijët tuaj në shtëpi duke investuar qëllimshëm në ndërtimin e një marrëdhënie të fortë.

Ndërtoni një rutinë të shëndetshme ditore bashkë me fëmijët.

Respektimi i rregullave te higjienës

Nxisni bindjen dhe zbatimin e rregullave të higjienës personale në këtë situatë duke dhënë ju i pari shembullin si prind.  Në këtë mënyrë ndërtoni zakone të mira të higjienës personale dhe familjare.

Si ta bësh të këndshme kohën e detyrave të shtëpisë/mësimeve në shtëpi

Ju e njihni më mirë fëmijën tuaj, çfarë i pëlqen apo nuk i pëlqen, çfarë ka dëshirë të bëjë apo ku e ka vështirësinë, ndaj trajtojeni këtë kohë për të qenë personi që mbështet dhe shton dashurinë dhe dëshirën për shkollën dhe mësimet. (P.sh prindi bëhet nxënësi dhe fëmija bëhet mësuesi, problemat trajtohen në formë loje, përdoren objekte konkrete shtepiake për të shpjeguar koncepte abstraktë etj.)

Lojëra dhe argëtim së bashku në kushtet e shtëpisë

Në varësi të grumposhës mund të bëhen lojra të ndryshme. Gjithashtu japim udhezimet për lojrat me fëmijët në qendër ku fëmija drejton lojën.  Riciklim të objekteve/sendeve shtëpiake ose luani lojë dyqanesh; Gjeëgjëza; Praktika për të bërë zbukurime për dhomën e tyre; Luaj lojëra tavolinash, letra, monopoli, mos u nxeh, puzzle, shtet qytet personazh etj. Kaloni një mbrëmje me Monopolin si familje, në vend që të shikoni një film. Një kuti të madhe kartoni mund ta shndërroni në një teatër kukullash. Lexoni një shfaqje me zë të lartë me secilin anëtar të familjes duke marrë një rol të ndryshëm.

Gatimi së bashku

Eksperimentohen receta biskotash, ëmbëlsirash, byrek apo gatime të tjera bashkë me fëmijët. Përgatisni ushqimet së bashku, fëmijët e vegjël mund të shpëlajnë frutat ose të copëtojnë zarzavatet.

Vaktet e konsumuara së bashku rreth tavolinës si familje e bashkuar

Kjo është një mundësi shumë e mirë bisedash, humori, vlerësimi dhe mirënjohjeje për atë që e ka gatuar, si dhe shijimi i ushqimeve të preferuara. Mund të ndahen rolet për përgatitjen e vakteve, ku njëri shtron tavolinën, tjetri sjell pjatat, pra ku të gjithë ndiehen të vlefshëm dhe të vlerësuar.

Bisedat

Shprehja e emocioneve, si mund të fillojmë një bisedë me familjarët.

Leximi i librave apo tregimi i historive

Prindërit marrin kohë për t’i lexuar apo për të treguar histori familjare.

Përdorimi i teknologjisë në mënyrë të shëndetshme

Karaoke me fëmijët; luani në një instrument ose këndoni së bashku. Shikoni një film të preferuar dhe diskutoni mbi fabulën dhe mesazhet e filmit.

Aktivitete: Të sjellim pranverën në shtëpi

Mund të bëjmë ‘crafts’ me simbole të pranverës (lule, zogj, diell etj) shprehim falënderime përmes kartolinave, ese për pranverën etj.

World Vision Albania