Kuriozitete Si Tom Hanks në filmin “Terminal”: Gjermani që jetoi 50 ditë në...

Si Tom Hanks në filmin “Terminal”: Gjermani që jetoi 50 ditë në aeroportin e New Delhit

Ka ndodhur si në filmin e Steven Spielberg, “Terminal”, ku interpreton Tom Hanks, ajo që i përket fatit të një gjermani 41-vjeçar, i cili ishte në tranzit në New Delhi kur India pushoi fluturimet për shkak të pandemisë koronare.

Ai u largua nga Hanoi në 17 mars dhe humbi një fluturim për në Stamboll.

Gjermani ka qëndruar për gati dy muaj në pjesën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar të New Delhit, e në fund hipi në një fluturim për në Amsterdam të martën. Historia e tij u botua në media të hënën.

“Nuk kemi asnjë ide se cili është destinacioni i tij i fundit,” tha zëdhënësi i aeroportit Tushar Makkar.

Dhe çfarë bëri ai në ato 50 ditë?

Burri e kaloi kohën duke shfletuar në internet, duke biseduar me miqtë dhe familjen në celularin e tij, duke bredhur në terminal dhe duke komunikuar me sigurinë dhe stafin mbështetës të aeroportit.

“Ne i siguruam atij ushqim, ujë, rroba, pastë dhëmbësh dhe sende të tjera. Ai flinte në shtretër të sajuar, në tavolina dhe ndonjëherë në dysheme”, tha Yadav.