Chelsea, në vitin 2003 u ble nga Roman Abramovich dhe nga atëherë u një nga klubet më të mëdha në Angli. Kjo gjë u shoqërua me tituj dhe fitimin e Champions League. Sven Goran Eriksson, ish-trajneri i kombëtares angleze, ka treguar se si i sugjeroi pasanikut rus të blinte klubin e Chelsea para Tottenham-it.
“U takuam te Les Ambassadeurs, një kazino dhe klub në Londër. Ishin tre burra që qëndronin aty. Njëri prej tyre ishte veshur mirë, tjetri çka, kurse i treti mendova se ishte shoferi. Sigurisht ai ishte Roman. Ai donte të blinte një klub futbolli në Moskë dhe ne shkuam atje për tre ditë. Ishim unë, Pini (Zahavi) dhe ai. I pamë të gjitha klubet dhe i thashë të blinte Dinamon”, tregon Eriksson në një interviste të dhënë për “The Times”.
Më pas zbulon telefonatën vendimtare për të ardhmen e “Bluve” të Londrës: “Unë shkova me pushime dhe krahu i djathtë i Abramovich më telefonoi. Roman kishte ndryshuar mendje. Ai dëshironte të blinte një klub në Londër. Totenham apo Chelsea? I thashë: ‘Çfarë synon ai?’. Më tha që dëshiron të fitojë dhe unë i thashë: ‘Atëherë blej Chelsea-n. Duhet të ndryshosh vetëm gjysmën e skuadrës. Nëse blen Tottenham, atëherë duhet të ndryshosh gjithë skuadrën’”.