Udhëtimi sekret i Joe Biden në Ukrainë u bë me tren nga kufiri me Poloninë, raporton New York Times.
Vizita e tij në Kiev u mbajt sekrete për çështje sigurie. Ka gjithashtu raportime se Biden u largua nga Uashingtoni pa njoftim, pas një darke që pati me bashkëshorten e tij Jill në një restorant mbrëmjen e së shtunës.
Zyrtarët e kishin mohuar që Biden do të vizitonte Ukrainën gjatë udhëtimit të planifikuar në Europën Lindore.
“Në fakt, Shtëpia e Bardhë publikoi axhendën mbrëmjen e së shtunës, sipas së cilës të hënën presidenti do të ishte ende në Uashington dhe do të nisej drejt Varshavës në mbrëmje, kur në fakt ai kishte ikur me kohë”, shkruan New York Times.