Ekonomi Si u nda tregu i fluturimeve mes kompanive ajrore në tetor?

Si u nda tregu i fluturimeve mes kompanive ajrore në tetor?

Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë të ditura shifrat për numrin e pasagjerëve gjatë muajit tetor dhe ndarjet e tregut sipas kompanive.

Kompania italiane “Blue Panorama” ka rezultuar më e preferuara për fluturime në muajin tetor.

Sipas buletinit mujor të Autoritetit të Aviacionit Civil, kompania italiane ka zotëruar 17% të tregut të fluturimeve, me 47.104 pasagjerë.

Megjithatë, sipas AAV, “Blue Panorama” është ndjekur ngushtë nga “Ernest Airlines”, e cila ka zënë 16% të tregut.

Në muajin tetor, kjo e fundit ka pasur 49.504 pasagjerë. Pas dy kompanive të para, të cilat kanë “zaptuar” pjesën më të madhe të pasagjerëve, Air Albania ka zënë 10% të totalit të pasagjerëve, me një total 26.221, e më pas Albawings dhe Wizz Air, secila me përkatësisht 9% të tregut të fluturimeve.