Disa media anti-Vuçiç në rajon kanë rrëzuar me foto pretendimet e presidentit serb se u ftua në Kinë nga i fuqishmi Xi Jinping e se pati një bisedë të shkurtër me Vladimir Putin. Ai ishte atje ndërsa në Tiranë zhvillohej një samit i Procesit të Berlinit.
Por Vuçiç është parë i vetmuar.
Në shkallët gjatë fotosesionit zyrtar, ai ishte në rreshtin e dytë, ndërsa hyri i fundit në sallën e madhe.
Flet shumë se ku e vendosi protokolli – në rreshtin e fundit.
Dhe ne e dimë se protokolli i vendos njerëzit sipas rëndësisë, dhe ai ishte në vendin e fundit midis 40 presidentëve të shteteve dhe qeverive, komentojnë disa media.