Niclas Bendtner njihet si një nga futbollistët më kontraversë në kohët që jetojmë. Sulmuesi ka luajtur me klube si Juventusi apo dhe Arsenali, por asnjëherë nuk ka qenë krejtësisht i përqendruar te futbolli, pasi ka patur dhe shpërqendrime të jashtme.
32-vjeçari luajti vetëm një vit te gjigandët italianë, në sezonin 2012-13, ndërsa ka treguar një episod kurioz.
“Në ditën time të parë te Juventus po kërkoja shokët e mi të skuadrës, por nuk po i gjeja në qendrën stërvitore. Kisha parë kudo dhe nuk ishin. Pastaj më në fund i gjeta, ishin 12 lojtarë në dhomat e banjos.
Po pinin cigare dhe kafe. Më panë dhe qeshën e nisën të bënin shaka. Ishte një situatë që më argëtoi vërtet. Nëse shikon karrierën e Buffon dhe Pirlo dhe sa profesionistë janë, kjo gjë më hapi sytë edhe mua.
Etika që ata treguan në fushë dhe ndjenja e përkatësisë që ekzistonte në dhomat e zhveshjes ishte e pabesueshme. Kështu askush nuk mund të kërkonte llogari për problemin e pirjes së duhanit”, tha ish-sulmuesi i Danimarkës, që përfundoi duke thënë se kudo që ka luajtur ka parë lojtarë që pinin duhan.