Extra Siguria e Ilirit dhe paqartësia e Donaldit në dashuri, Grida Duma analizon...

Siguria e Ilirit dhe paqartësia e Donaldit në dashuri, Grida Duma analizon dy protagonistët

Siguria që Ilir Shaqiri ka reflektuar që në fillim kur u bë pjesë e “Big Brother VIP” e ka favorizuar për të marrë çmimin e madh, sipas Grida Dumës.

Në një analizë për emisionin “Open”, Duma thotë se pasiguria e Donald Veshajt nga ana tjetër e ka penalizuar atë.

“Iliri reflekton siguri, ka mbajtur të njëjtën status quo. Edhe dashuria nuk shihet dot pa sigurinë. Ideja që Donaldi hyri me një dashuri të madhe të lënë jashtë, pastaj ajo që nisi brenda, por prapë ishte i pasigurt”, shprehet deputetja.

Ilir Shaqiri, gjatë eksperiencës së tij në shtëpi ka treguar detaje nga e shkuara e tij, mes të cilave dhe tradhtia ndaj gruas, veprim për të cilin u shpreh i penduar. Bashkëshortja e ka surprizuar disa herë Ilirin në shtëpi dhe vazhdimisht ka shprehur mbështetjen për të.

Ndërsa Donald Veshaj, në javët e para të qëndrimit në “BBV” u ka treguar banorëve për ndenjat ndaj Bora Zemanit, ndërkohë që në një nga spektaklet zhvilloi një takim romantik me moderatoren brenda shtëpisë. Pas hyrjes së këngëtares Beatrix Ramosaj, aktori i humorit deklaroi se e pëlqen dhe së bashku nisën një romancë, që mes pasigurive dhe debateve të vazhdueshme, vazhdon edhe tani që konkurrentët i janë rikthyer normalitetit.