Silva Bino është paraqitur, mëngjesin e së martës në SPAK. Nuk dihet ende se përse është paraqitur shefja për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik në Prokurorinë e Posaçme.
Pasi qëndroi për gati 50 minuta në organin e akuzës, Bino nuk pranoi të shpjegojë pse ishte në SPAK, por tha se ndodhej atje për një tjetër punë.