Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.
Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.
“Nga studimi i përditësuar në datën 17 Maj në Kili për Coronavac;
– 65,3% efektive në parandalimin e COVID-19 simptomatik
– 87% efektive në parandalimin e shtrimeve ne spital
– 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv
– 86% efektive në parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino.
Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.