Juventus ka marrë kreun e renditjes në kampionatin italian, pasi fitoi derbin e Italisë kundër Interit me rezultatin 1-2 duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale.
Dy argjentinasit Dybala e Higuain shënuan golat për miqtë në “San Siro”, ndërsa barazimin e përkohshëm zikaltër e realizoi Lautaro.
Dybala zhbllokoi rezultatin që në të 4′ kur pas një kombinimi me Pjanic goditi saktë në kuadrat. Inter arriti të barazonte çerek ore më vonë kur Lautaro Martinez shënoi nga pila e bardhë pasi De Ligt preku topin me dorë brenda zonës.
Në pjesën e dytë, Juve rriti presionin ndaj vendasve dhe 10′ para fundit të kohës së rregullt zëvendësuesi Higuain shënoi golin e fitores, që vlen vendin e parë në klasifimim. Mbrëmje e pafat për Cristiano Ronaldo, të cilit iu mohua goli një herë nga shtylla dhe më pas nga VAR.