Shëndet Simptomat e Covid-19 te fëmijët, skuqje dhe mungesë energjie

Simptomat e Covid-19 te fëmijët, skuqje dhe mungesë energjie

Teksa shumë po kthehen në shkollë, numrat e fundit të koronavirusit shtojnë hezitimin e prindërve. “Kemi pasur 90 vdekje te fëmijët në Shtetet e Bashkuara, vetëm në muajt e fundit”, u shpreh Sean O’Leary, doktor.

Doktor Sean O’Leary, zëvendës kryetar i Akademisë Amerikane të Komitetit të Pediatrisë për Sëmundjet Infektuese thotë se rritja e rasteve me Covid mes fëmijët reflekton atë që po ndodh në vend me pandeminë në përgjithësi. Ai shton se më shumë fëmijë po testohen tani. “Mendoj se me shumë mundësi po infektohen edhe më tepër fëmijë se më përpara nga rritja e aktivitetit”.

Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se në këtë periudhë, simptomat e rënda të Covid-19 mes fëmijëve janë të rralla. Por, eksperti kërkon që virusi të merret shumë seriozisht.

Simptomat e koronavirusit janë të njëjta si te fëmijët ashtu edhe te të gjithë të tjerët: kollë, mungesë frymëmarrje dhe temperaturë.

Pediatrit theksojnë se shenja të tjera përfshijnë çdo vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje, por ajo që përhapet shpejt është mungesa e energjisë dhe problemet me gjumin.

Doktorët bëjnë thirrje për konsulta të shpeshta me pediatrin.