Extra Sinan Hoxha kujton fëmijërinë e vështirë: Tentova të arratisem, në klasë të...

Sinan Hoxha kujton fëmijërinë e vështirë: Tentova të arratisem, në klasë të 7-të!

Sinan Hoxha ka treguar një histori prekëse nga fëmijëria.

I gjendur sot përpara fëmijëve të shkathët dhe të edukuar të emisionit “Në Kurthin e Piter Panit”, Sinani kujtoi kohën kur ishte një nxënës i jashtëzakonshëm dhe mësonte shumë.

Por fatkeqësisht ëndrrat e tij u ndërprenë dhe Sinani u shpall “vagabondi i shkollës” kur tentoi të arratisej për një jetë më të mirë.

“Në vitin 1985 kur isha në klasë të 7-të apo të 8-të kam tentuar të arratisesha në një vend më të mirë se ky”, u shpreh Sinani i cili më pas tregoi që rrezikonte të futej për 4 vjet në një shkollë vagabondash dhe të dënohej me 20 vite burg.

Fatmirësisht dënimi i tij u reduktua në 3-4 ditë burg, por Sinanit iu hoq shalli i pionierit dhe iu dogj mundësia për të vijuar studimet.

Këngëtari e ka bërë gjimnastin në Greqi, aty ku tregoi se ishte vërtet një nxënës i shkëlqyer.