Studiuesit e universit kanë bërë një zbulim sensacional që duket se mbështet teorinë e relativitetit të përgjithshëm të Albert Ajnshtajnit, i cili sugjeron se universi i largët lëvizte shumë më ngadalë në të kaluarën.
Në fakt, duket se me të vërtetë koha, kur universi nuk ishte më shumë se një miliard vjet i vjetër, ai lëvizte me një shpejtësi pesë herë më të ngadaltë se sa sot. Kjo për shkak se këto vende janë aq të largëta sa drita e dobët e galaktikave ende udhëton drejt planetit tonë.
Autori kryesor i studimit, Geraint Lewis, profesor i astrofizikës në Shkollën e Fizikës të Universitetit të Sidneit dhe Institutin për Astronomi të Sidneit, tha se “duke parë në një kohë kur universi ishte pak më shumë se një miliard vjet i vjetër, ne shohim se koha ka lëvizur pesë herë më ngadalë”.
Rrjedhimisht, studiuesit përdorën një kuazar (vrimë e zezë) për të përcaktuar shpejtësinë e kohës. Një kuazar është një vrimë e zezë superaktive që shtrihet në qendër të një galaktike primitive dhe është aq e ndritshme saqë eklipson galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit me rreth 100 herë.
Shkëlqimi i këtij kuazari ka funksionin e një ore në nivelin e kozmologjisë universale. Si rezultat, shkencëtarët kanë mundësinë ta përdorin atë për të mbajtur gjurmët e kohës që kalon në të gjithë universin. Matjet e ndryshimit të shkëlqimit të këtyre kuazarëve me kalimin e kohës bënë të mundur që një grup astronomësh dhe astrofizikanësh të vëzhgonin sesi universi dukej se përshpejtohej ndërsa plaket.