Politika “Sipas traditës së malësorëve”, batuta e Metës për Berishën te dera e...

“Sipas traditës së malësorëve”, batuta e Metës për Berishën te dera e Presidencës

Kreu i shtetit Ilir Meta priti sot në zyrë Sali Berishën, nën cilësinë e ish-Presidentit.

Ky ishte takimi i dytë i Metës me një ish-President të Republikës pasi dje priti Rexhep Mejdanin, ndërsa sot do të zhvillojë po ashtu takime edhe me Alfred Moisiun, Bujar Nishanin dhe Bamir Topin.

Ndërkohë, pasi përfundoi takimin me Berishën, të cilit i referohet shpesh si “pika e tij e dobët” e shoqëroi edhe një batutë.

Duke i shtrënguar dorën Berishës në dalje Meta tha: “Sipas traditës së malësorëve, e prita vetë mikun dhe e percolla deri tek dera”.

Sakaq, fokus i takimit të Metës me Berishën ka qenë ngërçi i krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.