Berat Gjimshiti mund të transferohet në Katar. Këto janë lajmet e fundit që po qarkullojnë në Itali.
Siç raporton Sky, ka patur kontakte të vazhdueshme mes klubit nga Bergamo dhe Al Rayyan të Katarit, që dëshirojnë me çdo kusht shërbimet e shqiptarit.
Edhe pse mbrojtësi ka një kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, në Bergamo nuk konsiderohet i paprekshëm.
Vlerësimi i kartonit nga Atalanta shkon në 10 milionë euro, megjithatë priten zhvillime të tjera nëse do të mbyllet ose jo një marrëveshje mes palëve.
Për Berat Gjimshitin ky është sezoni i gjashtë radhazi me Atalanta-n dhe i nënti në Itali.
Ai ende nuk ka dhënë dakordësinë për këtë transferim, por oferta që sheikët do t’i bëjnë, mund ta joshë kapitenin që e ardhmja e tij të jetë në Katar.
Pjesë e Atalantës që nga viti 2016 (me një përvojë tek Avellino në sezonin 2017-18), Gjimshiti krenohet me 240 ndeshje me fanellën e zikaltërve, 8 gola dhe 8 asistime për një total prej 18,873 minutash të luajtura.
Gjatë këtij sezoni, kapiteni i Shqipërisë luajti 54 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol 1 gol, plus 1 asistim.