Aktualitet Sistemi TIMS bie për disa orë

Sistemi TIMS bie për disa orë

Për rreth dy orë, në pikat kufitare të vendit është punuar manualisht, pas rënies së sistemit TIMS.

Pak para orës 23:00 të ditës së martë, sistemi rikthye dhe puna vijoi normalisht në këto pika.

Nuk ka ende një reagim nga autoritetet se çfarë ka ndodhur. Sistemi TIMS u sulmua nga hakerat iranianë në shtator të këtij viti.

Prej asaj kohe ka pasur probleme të vazhdueshme edhe pse autoritetet thonë se e kanë situatën nën kontroll.