Bota Situata e përditësuar e koronavirusit në Europë

Situata e përditësuar e koronavirusit në Europë

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Europë vazhdon të rritet, ndërsa më shumë shtete në kontinent vazhdojnë të konfirmojnë rastet e para.

Francë

Ministri i Shëndetësisë së Franvës, Olivier Veran, tha se numri i rasteve të koronavirusit në vend është rritur në 38.

Sipas medieve franceze, Asambleja Kombëtare i kërkoi një ligjvënësi që kishte udhëtuar në Kinë që të qëndronte në shtëpi për 14 ditë si masë paraprake.

Itali

Italia është shteti europian që është prekur më së shumti, ku sipas medieve lokale, numri i rasteve të koronavirusit është rritur në 650.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mbrojtja Civile e vendit, numri i vdekjeve në Itali është rritur në 17.

Holanda dhe Irlanda e Veriut

Holanda dhe Irlanda e Veriut kanë raportuar për rastet e para të konfirmuara të koronavirusit të ri.

Britani e Madhe

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i rasteve të koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 16.

Austri

Shteti i Austrisë, që në jug kufizohet me Italinë, ka konfirmuar dy raste të reja të virusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 5.

Spanjë

Autoritetet spanjolle thanë se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend kishte arritur në 23.

Suedi

Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tha se koronavirusi i ri u zbulua në 5 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 7.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur përhapjen e koronavirusit emergjencë ndërkombëtare shëndetësore