Situata e koronavirusit në Kosovë sa vjen dhe përkeqësohet edhe më shumë. Përveç shumë qytetarëve edhe disa mjekë e kanë humbur betejën me Covid-19.
I fundit është Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar, Kujtim Zarari.
Gjendja e mjekut është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit në spitalin e Gjakovës, e si pasojë nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19.
Lajmin për vdekjen e mjekut 51-vjeçar e ka konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës.