Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump i bëri thirrje pasardhësit të tij, Joe Biden të “japë dorëheqjen me turp” pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan të dielën.
“Është koha që Joe Biden të japë dorëheqjen me turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të COVID, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë tonë të gjymtuar“, tha Trump në një deklaratë.
Ai shtoi: “Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime“.
Më herët të dielën, ai lëshoi një deklaratë tjetër duke kritikuar administratën Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Edhe të premten, Trump kishte shkruar: “Katastrofë tragjike në Afganistan, krimi në nivele rekord, çmimi i naftës në qiell, inflacion në rritje… A po e ndjeni mungesën time?”.