Edi Rama e quajti një legjendë kreshnikësh atë që është duke ndodhur në Partinë Demokratike, në konferencën e fundvitit.
Ndërkohë, nuk ka reaguar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili postoi në Twitter një shprehje nga At Gjergj Fishta.
“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija”, shkroi Basha në Twitter, si reagim ndaj deklaratës së Ramës.
Në fjalimin e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh kështu për protestën e paralajmëruar të Sali Berishës më 8 janar:
“E kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe të Halilit dhe jo me temën e kullës së PD se kjo u bë si legjendë kreshnikësh që do përballen filan datë. Ky është një qamet i madh, është një shëmti e madhe, qesharak, marrëzi, por është edhe pak si ajo shprehja që ç’a të kërkosh do gjesh.
I shkoi jeta duke kërcënuar e duke luftuar për të marrë Kryeministrinë, tani po luftojmë për të marrë Partinë Demokratike. Keqardhje e madhe por dhe shumë qesharake me thënë të drejtën. Përgatituni për estradë”.