Kreu i Partisë Socialiste, njëherësh dhe kreu i qeverisë Edi Rama, ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Kryesisë së PS.
Mbledhja e cila po mbahet në selinë e PS, është e para për këtë vit.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit brenda koalicionit qeverisës, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit.