Situatë alarmante nga zjarret në zonën e Dropullit.
Flakët kanë prekur disa shtëpi në Terihat dhe rrezikojnë të përhapen në brendësi të fshatit, si pasojë e erës dhe temperaturave të larta.
Në terren gjenden mbi 460 forca zjarrfikëse.
Aktualisht një vatër që ka qenë aktive gjatë gjithë ditës ka marrë përmasa të mëdha. Për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në rrugën Gjirokastër-Kakavijë u bllokua.
Në fshatin Terihat banorët janë evakuuar sapo flakët kanë marrë përmasa të mëdha. Zjarri ka kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke bërë që forca të shumta zjarrfikëse dhe ushtria të jenë në terren për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve.
Në Gjirokastër shumë pranë malit të Sopotit është ende një vatër zjarri që ka që prej ditës së djeshme që nuk është shuar.