Ka marrë përmasa edhe më tragjike pandemia e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Prej disa ditësh zona e Ballkanit ka shënuar një rritje të rasteve ditore të të prekurve dhe viktimave me Covid-19 dhe Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të goditura.
Autoritetet shëndetësore bënë me dije se në ditën e fundit 9 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, ndërsa 150 të tjerë rezultuan pozitivë. 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 5 906 persona pozitivë, 277 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.