Sport Situatë e rëndë te PSG, Neymar dhe Donnarumma u përleshën në dhomat...

Situatë e rëndë te PSG, Neymar dhe Donnarumma u përleshën në dhomat e zhveshjes

Pas humbjes kundër Reali, situata tek PSG është tejet e rëndë. Pas incidentit me Nasser Al-Khelaifi dhe Leonardo në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve, që kërkoi ndërhyrjen e policisë, sherri do ka shpërthyer edhe në dhomat e zhveshjes së PSG.

Neymar dhe Donnarumma janë përplasur ashpër sipas mediave spanjolle. Shkaku është i kuptueshëm: gafa e portierit italian në rastin e golit të parë të Benzema. Braziliani i ka kërkuar llogari “gardianit” të skuadrës së vet, ndërsa ky i fundit është justifikuar fillimisht se ishte faull, se Benzema e kishte shkelur në këmbë, më pas i është kundërpërgjigjur ashpër.

Debati ishte aq i fortë sa shkoi deri në përplasje fizike. Neymar ka parë te gabimi i italianit (përkthyer në golin e barazimit të Real Madridit 1-1), pikën e kthesës së vërtetë të ndeshjes, momentin që i kaloi madrilenët nga “ferri” në “parajsë”.

Ish-portieri i Milanit nuk i la kritikat pa përgjigje. Ai i bëri të ditur brazilianit se e kishte humbur topin në golin e dytë të Karim Benzema. Më pas do të ngrihej toni dhe të dy lojtarët e PSG duhej të ndaheshin nga shokët e skuadrës në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej vërtet fizikisht.

Nuk ka dyshim se kjo disfatë do të lërë gjurmë të forta në skuadrën e PSG-së…