Sizmologu Rrapo Ormeni qetësoi qytetarët, pas tërmetit të fundit të regjistruar pak më parë, që ishte me magnitudë 5 të shkallës rihter.
Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmologu tha se qytetarët e Tiranës nuk duhet të shqetësohen, pasi një lëkundje e tillë nuk shemb banesat.
“Lëkundja e fundit ishte një pasgoditje. Janë regjistruar deri më tani rreth 830 pasgoditje, është një numër i madh për faktin se ishte një tërmet i fortë me magnitudë 6.3. Ky lloj tërmeti do të ketë edhe disa pasgoditje të dallueshme, si ajo e djeshmja dhe kjo e sotmja me magnitudë 5 të shkallës Rihter.
Këto janë pasgoditje normale, sepse tërmeti ishte shumë i fortë. Aq më tepër, paniku në Tiranë nuk ka asnjë arsye, sepse goditja nga atje deri këtu, nuk shkakton dëmtime në banesat që nuk kanë dëmtime, vjen shumë herë më i vogël efekti.
Ato që janë prekur, kryesisht janë evakuuar. Ky nivel magnitude nuk sjell shembje ndërtese. Pasgoditjet zgjasin pak sekonda. Këto nuk kanë asnjë lloj efekti, vjen shumë herë më i vogël efekti. Pasgoditjet do të vazhdojnë, por nuk mund të përcaktojmë nivelin e tyre. Pasgoditjet vazhdojnë me javë e muaj. Në Tiranë nuk ka asnjë lloj arsyeje që njerëzit të dalin nga shtëpitë”, tha Ormeni.