Kryetari i Partisë Demomratike, Sali Berisha pas dështimit të negociatave për bashkimin e PD dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, si dhe pasi grupi i Enkelejd Alibeajt paralajmëroi se në 14 do të garojnë më vete.
Në një prononcim për mediat, para mbledhjes në seli me krerët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës, Berisha tha se grupi i Alibeajt refuzuan statutin e PD, primaret dhe fraksionin.
Po ashtu, Berisha shtoi se ai që ‘prek’ flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim.
“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.
Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin.
Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.
Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme.
Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”, tha Berisha.