Tre shqiptarët që u kapën në lidhje me një ton kanabis që u sekuestrua në Greqi, u lanë të lirë nga një gjykatë në Volos, kundrejt garancisë pasurore prej 10 mijë euro secili.
Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj, 42 vjeç dhe Renato Dalipaj, 42 vjeç, të tre nga Vlora, u përfaqësuan nga avokati i tyre Dimitrios Kontula, i cili i tha gjykatës se skafi që u bllokua më 25 shtator nga dy helikopterë të Rojes Bregdetare dhe Frontex, nuk kishte lidhje me skafin tjetër ku transportohej 1 ton hashash dhe që u kap 4 ditë më vonë.
“Magnesianews” shkruan se shqiptarët u shprehën në gjyq se po transportonin 700 litra benzinë nga Agja Maria në ishullin Psara, ndërsa 35-vjeçari Gjergji Xhezo, i cili tregoi vendin ku ndodhej droga, është lënë në burg dhe ka deklaruar se nuk i njeh 3 shqiptarët e tjerë.