Kryesore “S’kam asnjë njoftim për dy avokatet e reja”, Berisha për avokatin që...

“S’kam asnjë njoftim për dy avokatet e reja”, Berisha për avokatin që u hoq nga procesi gjyqësor: Fytyra e vërtetë e Ramës

Avokati i cili u caktua fillimisht nga shteti për të mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha në procesin gjyqësor, Artan Simoni, u hoq më pas nga lista për shkak të statusi të tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se Simoni ishte “ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Ramës”.

Berisha shtoi se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për dy avokatet e reja.

“E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, deklaroi ish-kryeministri.