Një ditë më parë, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi tha se ka bërë botox “njësoj si gratë dhe burrat e tjerë”.
Por sot bashkëshorti i saj, Ilir Meta përgjigjur interesit të gazetarëve ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje estetike.
“Nuk kam kryer asnjë ndërhyrje estetike, për çdo ndërhyrje për problem shëndetësor, e kam deklaruar”, tha Meta.
Ai nuk i ka kursyer edhe ironitë.
“Më hoqën orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën dhe celularin nuk u mërzita, pantallonat nuk m’i hoqën dot”, tha Meta.