Aktualitet “S’kam mundësi për të dëmtuar provat”, GJKKO rrëzon kërkesën e Gjicit për...

“S’kam mundësi për të dëmtuar provat”, GJKKO rrëzon kërkesën e Gjicit për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Safet Gjicit për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjici kërkoi zbutje të masës me pretendimin se hetimi ka përfunduar, e për rrjedhojë shprehet se nuk ka mundësi për të cenuar e dëmtuar provat si edhe se nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

Safet Gjici mbetet në burg me akuzën për korrupsion pasiv. Kjo sepse më 16 qershor, Gjici u shfaq në një video të publikuar online duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Më vonë, u publikua një tjetër fragment i asaj videoje ku Gjici diskutonte me vajzën në fjalë për mundësinë e akordimit të saj të një tenderi për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit të Kukësit.