Lista me 637 mijë emra punonjësish në sektorin shtetëror dhe atë privat fillon me personat që janë me më të paguarit në vend. Ajo që bie në sy është fakti që më i paguari zyrtarisht në vend është një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili në kolonën emër mbiemër identifikohet si “Anonymous Anonymous” dhe rezulton se merr një pagë mujore prej 58,074,817.00 lekë.
Institucioni shtetëror që e ka hartuar këtë listë, për shkak të të dhënave sensitive të këtij personi që punon në SHISH, ka bërë kujdes që në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” të mos e specifikojë atë duke vendosur shënimin “E papërcaktuar”.
Në 22 personat më të paguar në Shqipëri, rezulton se 5 persona punojnë në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe pagat e tyre variojnë nga 4 milionë lekë deri në 9 milionë lekë në muaj, ndërsa i dyti në listë si më paguari në Shqipëri është një drejtues i një mediaje kombëtare.
Prokuroria e Tiranes njoftoi ditën e sotme se ka nisur verifikimet pas shqetësimeve qe kane mbërritur lidhur me skandalin e daljes së të dhënave për pagat mujore të punonjësve të administratës dhe atyre të subjekteve private.
Burimet nga prokuroria thanë se në kuadër të hetimit do kërkohet me shkrese zyrtare në Tatime dhe ISKSH, verifikimi lidhur me burimin e daljes së të dhënave personale dhe pagave mujore të qytetarëve qofshin ata të punësuar në shtet apo privat.
Dokumenti i përket listës së pagave të muajit janar 2021.