Aktualitet Skandali seksual në bashkinë e Kukësit, pretendimi i Alma Kaçit: Ja kush...

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit, pretendimi i Alma Kaçit: Ja kush ma mori me forcë USB-në me pamjet

Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës së seancës paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokuroria thotë se nga hetimet rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër të hetimeve, u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të emisionit investigativ ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit për ta dokumentuar.

Nga hetimet del në pah edhe emri i ish-kryetarit të qarkut Kukës Abedin Oruçi. Siç pretendon Kaçi, ai ia ka marrë USB-në me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.

Këtë të premte u mbajt seanca e parë ku ishim të pranishëm të dy protagonistët. Në seancën e radhës, më 11 janar, do të jepen konkluzionet e prokurorisë.