Në ambientet e Gjykatës së Tiranës ka ndodhur dhe një gjë tejet e pazakontë.
Shoferi i mjekut Edmond Gashi ka vendosur muzikë me volum të lartë para Gjykatës, aty ku gazetarët po raportonin live mbi skandalin e Onkologjikut.
Teksa “bosit” të tij i konfirmohej masa e sigurisë, duket se shoferi as nuk e ka vrarë mendjen.
Gashi sot u mjaftua me vetëm një fjali për të gjithë abuzimin: Unë kam bërë detyrën…
Më pas Gashi u largua me vrap nga Gjykata Penale e Tiranës.
Shanset janë që shoferi ta ketë pritur Gashin ‘duke festuar’ nën tingujt e këngëve latine te pjesa e pasme e godinës institucionale.
Skandali s’ka të sosur, e dhimbshme të mos shohësh as shenja pendese e reflektimi kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve…