Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për çështjen e Spitalit Onkologjik.
Organi i akuzës ka bërë gati dosjen dhe e ka dorëzuar në gjykatë për vlerësim të masave të sigurimit për 7 të akuzuarit që u arrestuan nga Prokuroria e Tiranës.
SPAK ka nisur hetim edhe për korrupsion, përpos shpërdorimit të detyrës.
Po ashtu nga ana e SPAK janë duke u verifikuar edhe disa farmaci për kontrabandë ilaçesh.
Në sitën e prokurorisë do të kalojnë edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtues të QSUT për çështjen e qendrës së kobaltit.
Nën hetim për këtë dosje janë Edmond Gashi, Alketa Pere, Brikena Qirjazi, Emiljano Lela, Drilona Krishta, Halil Gashi, Florian Marku.