Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për biznesmenin italian, Francesco Becchetti duke kërkuar dënimin me 20 vjet burg për të.
Becchetti akuzohet për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe krijim të skemave mashtruese.
Disa muaj më parë Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.
Rekursi i shtetit shqiptar është rrëzuar duke mbetur në fuqi vendimit të gjykatës së arbitrazhit të viti 2019, që e dënon Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit “Agon”, ishte “motivuar politikisht”.
Partia Demokratike kërkoi disa muaj më parë hapjen e një hetimi për përgjegjësinë e zyrtarëve shqiptarë në lidhje me çështjen e Arbitrazhit, që u rrëzua nga mazhoranca për arsye konfidencialiteti.