Shëndet “Skenar optimist për një vaksinë antiCOVID-19”

“Skenar optimist për një vaksinë antiCOVID-19”

Krijimi i një vaksine kundër COVID-19 brenda një viti zbulon një skenar optimist në bazë të testeve që janë kryer aktualisht, theksoi Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA).

“Ne mund të shikojmë mundësinë nëse gjithçka zhvillohet ashtu si është parashikuar që disa vaksina të jenë gati brenda një viti”, konfirmoi Marco Cavaleri, drejtor i strategjisë në EMA, në një videokonferencë.

BE: Aksesi për vaksinën të jetë universal

Aksesi për një vaksinë kundër koronavirusit duhet të jetë i drejtë dhe universal, theksoi sot Komisioni Europian pas njoftimit nga kompania franceze SANOFI se do t’i jepte përparësi SHBA-së.

“Vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë një e mirë publike dhe aksesi i saj duhet të jetë i drejtë dhe universal”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian, Stefan de Keersmaecker.

Gjiganti farmaceutik francez, SANOFI planifikon që vaksina kundër koronavirusit të jetë në dispozicion të të gjithëve.

“Vaksina kundër COVID-19 do të vihet në dispozicion të gjithë publikut, pavarësisht kombësisë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Paul Hudson.

Mesazhi erdhi pasi, në një intervistë me ”Bloomberg”, Hudson theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin përparësi, sepse ishin të parat në financimin e kompanisë.

“Qeveria amerikane ka të drejtën e porosisë më të madhe, pasi rrezikoi duke investuar”, deklaroi Hudson për ”Bloomberg”.