Partia Demokratike ka prezantuar strategjinë e saj për zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe pas tyre.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për mediat se protestat do të shtrihen në të 61 bashkitë e vendit “në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”
“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”.
Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve.