Aktualitet Skenë filmash në Elbasan, dy të rinjtë vjedhin makinën, pikasen nga policia...

Skenë filmash në Elbasan, dy të rinjtë vjedhin makinën, pikasen nga policia dhe mjeti iu shpërthen në flakë

Foto ilustruese

Tentativa e dy personave për të vjedhur një makinë gjatë orëve të natës përfundoi në flakë, në kuptimin e parë të fjalës.

Ishte ora 02:35, kur në fshatin Petresh që ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, dy persona i vodhën makinën Ford një 28-vjeçari.

Pikërisht në këtë moment u nisi dhe tersi. Fillimisht pasi u pikasën nga policia. Kjo e fundit u bëri shenjë për të ndaluar, por shoferi sigurisht që nuk iu bind urdhrit dhe vijoi rrugën duke i dhënë gaz makinës.

Ecën derisa Fordi i la… Në fshatin Dopaj, makina u përfshi nga flakët. Në këto kushte 2 hajdutët u detyruan ta braktisnin dhe u larguan.

Ata nuk janë arrestuar ende, por policia thotë se “nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”.