Aktorja dhe infuencerja Eliona Pitarka ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e mëdha që kishte në hapat e parë për t’u bërë pjesë e ekranit.
Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ajo tha se për të shkuar në punë duhet të merrte dy autobusë dhe në disa raste nuk kishte para as t’i paguante.
“Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna, por edhe vajza të reja në rrjete sociale të tregoj që jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash, duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur unë isha në provë në programin në të cilin punoja, dëshira ime shumë e madhe për të marrë pjesë, isha në provë pa pagesë. Më është dashur të shkoj dy muaj në provë.
Nuk kisha të ardhura, ishte sakrificë të merrja dy autobusë, ka pasur raste që një stacion e paguaja, tjetrin e bëja në këmbë se nuk kisha para për biletën e dytë, se e kisha goxha larg dhe ndërroja dy autobusë për të shkuar deri aty, por këtë nuk e thoja për asnjë moment atje që shiko se…, në asnjë moment, thjesht doja që të fokusohesha që t’i bindja ata që unë vleja, sepse më dukeshin vogëlsira, pavarësisht se ishin sakrifica, kishte raste që shkoja në këmbë.
Ndërsa bëja rolet e vajzës provokuese, edhe jam gjykuar nga publiku duke thënë se hë se ajo i ka gjërat lehtë, dilja nga puna dhe merrja dy autobusë për të shkuar në shtëpi. Jam paragjykuar, duke thënë që pas kësaj mund të shihet një partner i cili i mundëson çdo gjë që e mban me para dhe askush nuk e dinte këtë që sapo thashë. Është hera e parë që unë po e them këtë gjë”, tha Eliona.
Aktorja ka folur edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Desin me të cilin kanë dy vajza, Galën dhe Sansën.
Ka qenë motra e saj që i ka njohur, pasi punonin në të njëjtin vend.
“Kisha disa vite në televizion, ishte motra ime, partnerin e jetës e njoha falë saj, ata kanë punuar bashkë, edhe pse vajzë nga ekrani gjithmonë kam qenë ajo vajza që nuk krijuar asnjëherë shoqëri të ngushtë, gjithmonë me shoqërinë e motrës, ajo dilte me shoqet dhe shokët e tij, njihem dhe takohem me Desin, ka qenë shumë graduale dhe kështu askujt nuk i besohej se mes nesh do të niste diçka.
Kemi nisur si shokë, si miq, derisa nisëm të flisnim në rrjete sociale, nuk e kam kuptuar as si dhamë puthjen e parë. Nuk e dija që jetonim në të njëjtën lagje. Takimet e para ishin në lokalet e lagjes, motra ime ende nuk e dinte, doja të isha më e sigurt, ka qenë në një lokal të lagjes sonë, është e çuditshme se si startoi ajo”, tha Eliona.